Bota

Samiti në Bruksel/ Bullgaria nuk heq dorë nga “bllokada” ndaj Shkupit, s’ka dritë jeshile as për Shqipërinë

22 Qershor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Samiti në Bruksel/ Bullgaria nuk heq dorë nga “bllokada”

BULLGARI– Mediat maqedonase shkruajnë ditën e sotme se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi i Shkupit, në këtë mënyrë duke penguar edhe Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

‘Alsat.km’ dhe “republika.mk” raportojnë se Bullgaria vijon këmbënguljen për të bllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, agjensia e lajmeve ‘MIA’ bën të ditur se debati për zgjerimin në takimin e ministrave në Luksemburg ka qenë intensiv në këtë temë.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, ka thënë se: BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes dhe se kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane. Po ashtu Bullgaria ka zgjedhje në korrik.

Diplomatët evropianë ankohen se Bullgaria nuk mund të japë ndonjë garanci se do të zhbllokojë veton me një qeveri politike. Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, janë deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale.

“Vendimet e nevojshme janë nën hijen e konflikteve bilaterale. Ata nuk duhet të merren parasysh në nivel të BE-së. Mundet të bisedohen në kuadër të BE-së dhe ne jemi këtu, por këto janë probleme bilaterale. Komiteti i Qeverisë federale mendon se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë plotësuar kushtet dhe më në fund mund të fillojnë me negociatat dhe duhet të jetë e qartë se BE-ja si tërësi, e mbështetur nga 27 vende anëtare, tani dërgon sinjal për zbatimin e premtimeve të cilat shtetet i kanë dhënë,”– deklaroi Michael Roth, Ministër për Evropën i Gjermanisë.

Mblidhet Këshilli Europian, liderët e BE vendosin për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, priten debate, ministrat: Dy vendet të ndahen në procesin e çeljes së negociatave

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bullgaria integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine bullgaria integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2021, 11:54

AUSTRI– Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Ale...