Deputeti shqiptar i drejtohet Vuçiç-it në parlament: Mund të keni përballë Saranda Bogujevcin në dialog, s’do të mund
22 Qershor 2021, 13:21Nga DOSJA
SERBI-Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka paralajmëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, se në njërin nga raundet e radhës të dialogut mund ta ketë përballë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, e mbijetuar e masakrës mbi familjen e saj gjatë luftës.
Sipas Express Kamberi i ka thënë Vuçiçit se nuk beson që mund ta shikonte i qetw në sy Bogujevcin, pasi familjen e saj e vranë paramilitarët serbë.
“Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, tha Kamberi.
Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.
Në këtë seancë, që po vazhdon të zhvillohet, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
KOSOVË- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19 ku ka humbur jetën vetëm 1 person dhe 18 raste të reja...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme masat e reja lehtësuese që ka marrë për vendin. Gazeta Ekspress shkruan se nga sot në vend do të lejo...
KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka përdorur një gjuhë të papranueshme për deputeten e Listës “Guxo” Daorsa Kica-Xhe...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar propozimin për heqjen graduale të masave anti-Covid në vend. Gazeta Ekspress shkruan se mini...
GJERMANI– Gjermania është një shtet i fuqishëm.” Me këto fjalë hapet programi i përbashkët zgjedhor i partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristi...
IZRAEL- Studimi i disa ekspertëve izraelit tregon se vaksina Pfizer ka lidhje me çrregullimin e gjakut. The Jerusalem Post shkruan se TTP është një sëmun...
KOSOVË- Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se përveç shkarkimit të Bordit të RTK-së, gjithashtu duhet që të nisin hetimet rreth drejtuesve të medias....
Bota22 Qershor 2021, 11:54
AUSTRI– Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Ale...
GREQI– Një ngjarje tjetër ka alarmuar policinë greke në Glyka Nera ku 24 orë më parë është zhdukur në mënyrë të mistershme një 53-vjeçar i identifikuar s...
PAKISTAN- Kryeministri i Pakistanit Imran Khan u përball me një lumë kritikash pasi fajësoi gratë që vishen me rroba të shkurtëra, për një rritje të sulmeve sek...