Bota

Masat anti-Covid në Kosovë, lejohen dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës me 30 të kapacitetit të vendit 

22 Qershor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Masat anti-Covid në Kosovë, lejohen dasmat, fejesat dhe mbrëmjet

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme masat e reja lehtësuese që ka marrë për vendin. Gazeta Ekspress shkruan se nga sot në vend do të lejohen mbajtjet e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare si dhe mbrëmjeve të maturës, duke shtuar se do të lejohen deri në orën 23:00. Pritet që të festat të lejohen vetëm duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërkohë që distanca mes tavolinave duhet të jetë 3 metra.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë persona me Covid, ndërkohë që 2255 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora masat anti-covid ne kosove masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2021, 11:54

AUSTRI– Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Ale...