Bota

Masa anti-Covid në Kosovë, Vitia: Pas dy javësh do të bëhet lirimi gradual 

22 Qershor 2021, 12:45 Nga DOSJA
Masa anti-Covid në Kosovë, Vitia: Pas dy javësh do të

KOSOVË- Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar propozimin për heqjen graduale të masave anti-Covid në vend. Gazeta Ekspress shkruan se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se gjatë 2 javëve të fundit kanë rënë rastet e infektuara me 65%, ndërkohë që ka shtuar se lirimi i masave në vend do të jetë gradual. 

“Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Ulja e rasteve pozitive në dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake ka shënuar një rënie për rreth 65 për qind. Në një situatë të tillë, duke iu referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHPK, propozojmë vazhdimin e lehtësimit gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht kontroll të shtuar”, ka deklaruar Vitia.

Më tej ai shtoi se lehrtësimi i masave do të bëhet pas dy javësh, si dhe i bazuar në tri objektiva.

“Lehtësimi i masave është duke u bërë në raport me tri objektiva kryesore: parandalimin e përhapjes së infeksionit, moscenimi i aktiviteteve ekonomike por duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit publik dhe ruajtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve. Masat shërbejnë që situata të mbahet në kontroll. Ndryshimi i situatës epidemiologjike kërkon vendime dhe masa të reja konform situatës së re. Vlerësimi i masave kufizuese do të bëhet pas dy javësh”, ka thënë ministri Vitia.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë persona me Covid, ndërkohë që 2255 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia covid ne kosove masat anti-covid ne kosove arben vitia covid ne kosove masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2021, 11:54

AUSTRI– Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Ale...