Aktualitet

SKEDA/ I dënuar me 100 vite burg, arrestohet në Greqi shqiptari, mori leje nga burgu në vitin 2019 dhe s’u kthye më

22 Qershor 2021, 05:30 Nga DOSJA
SKEDA/ I dënuar me 100 vite burg, arrestohet në Greqi shqiptari, mori

GREQI– Një shqiptar i dënuar me 100 vite burg është vënë në pranga në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, pavarësisht dënimit që kishte mbi shpinë, lëvizte i lirë.

Ai u arrestua një natë më parë rreth orës 20:15 në qytetin Koropi. Në momentin që policia e pikasi shqiptari tentoi të largohej dhe madje sulmoi efektiët e policisë, por kjo gjë nuk e shpëtoi nga prangat.

Pasi u kontrolluar, u zbulua se shqiptari ishte i armatosur me një pistoletë dhe dy thika. Shqiptari ishte arratisur nga burgu duke shkelur një leje që i ishte dhënë në 2019. Pasi kishte marrë lejen, ai nuk ishte kthyer më në qeli.

Shqiptari është dënuar me 100 vite burg për një seri krimesh si vrasje në seri, grabitje, vjedhje, për armëmbajtje pa leje, sulme e shumë të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll