Politike

ME FIRMË! Rama “tradhëton” Vlorën! Zgjedh të mbajë mandatin e deputetit në Durrës

21 Qershor 2021, 15:25 Nga DOSJA
ME FIRMË! Rama “tradhëton” Vlorën! Zgjedh të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mbajë mandatin si deputet në qarkun e Durrësit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Rama, i cili ka depozituar shkresën me firmën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi fitoi mandatin në qarkun e Durrësit po ashtu edhe të Vlorës. 

Pas publikimit të vendimit, Rama u shpreh se gjithmonë do të jetë pranë Vlorës, por tanimë Durrësi ka nevojë për një “hop”.

Dy mandatet e para, Rama ka garuar në Vlorë, ndërsa këtë herë gjatë gjithë fushatës u shpreh se duhet të punonte më shumë për Durrësin e prekur nga tërmeti. Duke vendosur që të jetë deputet i këtij qarku.

Mandatin e Ramës në Vlorë do ta marrë kandidatja e nëntë në listë, Teuta Ramaj. Më herët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi qarkun e Fierit duke hequr dorë nga Tirana, në mënyrë që në Kuvend të ynhte Petrit Vasili.

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama deputet ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama deputet ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 09:25

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Zvicrës mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës- Kanalizimeve...