Bota

SHBA për Korenë e Veriut: Të gatshëm të takohemi me koreano-veriorët kudo dhe kurdo

21 Qershor 2021, 19:21 Nga DOSJA
SHBA për Korenë e Veriut: Të gatshëm të takohemi me

SHBA-I dërguari special i SHBA në Korenë e Veriut Sung Kim, ka treguar gatishmërinë e Shteteve e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar bisedime mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut pa vendosur parakushte.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë se Koreja e Veriut do i përgjigjet pozitivisht shtrirjes sonë të dorës dhe ofertës për t’u takuar kudo dhe kurdo pa parakushte”- tha ai.

Mediat raportojnë se negociatat midis Uashingtonit dhe Pyongyang nuk kanë bërë asnjë përparim që nga takimi i dështuar i Vietnamit në 2019 midis ish-presidentit Donald Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Që kur presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën, Koreja e Veriut duket se po ndjek një qasje të pritjes dhe vëzhgimit të situatës. Kim theksoi javën e kaluar se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur si për dialog ashtu edhe për konfrontim me SHBA-në. 

Regjimi koreano-verior u pa si një sfidë për administratën e re të Biden çka e shndërroi Pyongyang në një nga çështjet më të ngutshme të politikës së jashtme të Uashingtonit. Vitin e kaluar, presidenti Joe Biden e ka quajtur Kim Jong Unin një ”huligan”, por, me vendin e izoluar komunist, presidenti amerikan po ndjek atë që Shtëpia e Bardhë e quan një ”qasje të kalibruar dhe praktike”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump kim jong un kore e jugut shba sung kim donald trump kim jong un kore e jugut shba sung kim

Sondazh

Poll