Sport

21 Qershor 2021, 17:57 Nga DOSJA

ITALI-Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin kur danezi u rrëzua në fushë: “Ishin momente të tmerrshme që fatkeqësisht i përjetova vetëm. Ta shihje ashtu me sy të çakërduar ishte e tmerrshme, u ndjeva keq. Tani është e rëndësishme që të gjej qetësi me familjen, duhet të falënderoj këdo që ndërhyri për ta shpëtuar atë. Unë uroj që ai të jetë i qetë dhe të shijojë jetën, atëherë do të të jetë koha për të bërë vlerësimet e nevojshme, futbolli vjen më vonë.”

Ish-trajneri i Interit, duke folur për Radio Anch’io lo Sport, konfirmon se në 2021 nuk do të drejtojë asnjë skuadër: “Do të studioj dhe do të vazhdoj të thellohem, të shikoj futboll duke qenë se gjithnjë evoluon. Dua të shfrytëzoj në maksimum këtë situatë të padëshiruar”.

Conte, si një ish-trajner i Italisë, komplimenton ekipin kombëtar të Mancinit: “Gjykimi pozitiv, kaloi në mënyrë të shkëlqyeshme grupin me kohezion në grup dhe dëshirë të madhe. Italia është një nga kandidatët për të arritur në fund. Më duket një ekip që transmeton siguri, si dhe me një ekuilibër mes fazave mbrojtëse dhe sulmuese, ai po bën diçka që nuk duhet të nënvlerësohet”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio conte eriksen inter antonio conte eriksen inter

Sondazh

Poll