Bota

Viktima e alpinistë të zhdukur në malin Everest, raportohen tre të vdekur

25 Maj 2019, 23:33 Nga DOSJA
Viktima e alpinistë të zhdukur në malin Everest, raportohen tre

Tre alpinistë të tjerë kanë vdekur në malin Everest, duke e çuar numrin e të vdekurve, ose të supozuar të vdekur në nëntë, gjatë sezonit të ngjitjes për vitin 2019. Ky është i pari sezon ngjitjesh pas dy vjetësh, nga tërmeti në Nepal që shkaktoi 18 viktima.Por, mesa duket edhe ky sezon ka nxjerrë sërish në pah rreziqet e këtij mali.

Dy persona vdiqën gjatë ngjitjes në malin Everest gjatë kësaj jave. Udhërrëfyesi i ngjitjes në Nepal, Dhruba Bista, u sëmur në mal dhe u transportua me helikopter në kampin bazë, ku vdiq të premten.

Ditën tjetër, alpinisti britanik Robin Haynes Fisher vdiq nga ajo që dukej të ishte sëmundje e lartësisë në 8,600 metra, ndërsa zbriste nga samiti.

Alpinisti irlandez Kevin Hynes, 56 vjeç, vdiq të premten në mëngjes në anën tibetiane të Everest-it në çadrën e tij në 7,000 metra lartësi, raportoi Shoqata e Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, këto nuk janë vdekjet e vetme. Dy alpinistë vdiqën të mërkurën pas zbritjes nga samiti. Alpinistja indiane, Anjali Kulkarni, 55 vjeç, dhe alpinisti amerikan Donald Lynn Cash, 55 vjeç. Kalpana Das, 49 vjeç, dhe Nihal Bagëan, 27 vjeç, nga India, gjithashtu vdiqën në Everest këtë javë. Të dy vdiqën të enjten në kthimin e tyre nga samiti. Ravi, një alpinist 28-vjeçar indian, vdiq javën e kaluar më 17 maj.

Pavarësisht përpjekjeve të udhëheqësve në ofrimin e udhëzimeve më të mira, furnizimeve të mjaftueshme me oksigjen dhe mbështetjes mjekësore ata nuk mund ta shpëtonin jetën e tyre.

Danduraj Ghimire, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Turizmit të Nepalit, tha se sugjerimet se vdekjet e Kulkarni dhe Cash-it ishin të lidhura me trafikun e rëndë në ngjitje ishin “të pabaza”.

Numri i të vdekurve për sezonin e ngjitjes së Everestit për vitin 2019 nuk janë të pazakonta për malin. Në vitin 2018, pesë alpinistë vdiqën, ndërsa gjashtë alpinistë vdiqën si në vitin 2017 dhe në 2016-ën.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mali everest ngjitja ne everest të zhdukur tre viktima mali everest ngjitja ne everest të zhdukur tre viktima

Sondazh

Poll