Bota

SHBA/ 69-vjeçari kërkon të shkojë 46-vjeç: Gjininë mund ta ndryshojmë, pse jo edhe moshën?

25 Maj 2019, 20:30 Nga DOSJA
SHBA/ 69-vjeçari kërkon të shkojë 46-vjeç:

Emile Ratelband, një burrë 69-vjeçari nga Holanda, po kërkon të ndryshojë ligjërisht moshën e tij. Arsyeja e thjeshtë: ai ndjehet sikur është në të 40-at.

Ratelband jeton në një shoqëri ku njerëzit mund të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre, prandaj pse nuk mund ta ndryshojë ligjërisht moshën e tij?

Pse të ndryshosh moshën?

Ratelband është një personazh i njohur në Hollandë, ai citon disa arsye shtesë pse kërkon të ulë moshën e tij nga 69-vjeç në 49-vjeç. Ai thotë se ka gjasa të ketë fat më të mirë, duke fituar punë, duke bërë blerje të mëdha si shtëpi apo automjete.

Në një intervistë me ‘The Washington Post’, Ratelband u shpreh kështu:

“Sot ne jetojmë të lirë, mund të marrim vendime për ndryshimin e emrit, gjinisë, por pse jo moshën? Unë dua të ndryshojë moshën time, nuk dua të jem 69- vjeç, por 49.”

Sipas tij, ai është ende i ri dhe nuk pranon të mos jetë më siç ka qenë dhe ai jeton në një botë ku mund të ndryshojë gjithçka, ndaj ai po e kërkon këtë.

Burimi: Idea Pod

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emile ratelband kerkon te ndryshoje moshen emile ratelband kerkon te ndryshoje moshen

Sondazh

Poll