Bota

Kurti i ashpër:Duhet një Eliot Ness që të fusë në burg ‘Al Caponet’ kosovarë

25 Maj 2019, 11:28 Nga DOSJA
Kurti i ashpër:Duhet një Eliot Ness që të fusë në

Tiranë– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një status në Facebook është shprehur se f koalicioni në pushtet PAN ka përvetësuar hajdutërinë, kurse shton se Kosovës i duhet një Eliot Ness që të fusë në burg “Al Kaponët” kosovarë.

Sipas tij drejtësia aktuale në Kosovë fut në burg popullin dhe liron kriminelët në pushtet.

Statusi i Kurtit:

Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin.

Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.

Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.

Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 'al caponet' kosovarë albin kurti koalicioni pan 'al caponet' kosovarë albin kurti koalicioni pan

Sondazh

Poll