Bota

Thaçi flet sërish për bashkim: Koha që të jemi një me Shqipërinë, është shumë afër

25 Maj 2019, 17:00 Nga DOSJA
Thaçi flet sërish për bashkim: Koha që të jemi

HAS- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shpallur sot “Qytetar Nderi” në Has. Para qytetarëve të Hasit ai tha se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë, pa kufi do të jetë shumë afër.

“Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodhë”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Më tej ai shtoi se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet.

Për çmimin Thaçi tha se ky nderim është një moment i veçantë në jetën e tij, moment të cilin ja dedikon UÇK-në, heronjve të kombit, dëshmorëve, martirëve dhe luftës së drejtë për liri.

Titulli “Qytetar Nderi”  iu dha me motivacionin “për kontributin e pazëvendësueshëm për çlirimin e trojeve shqiptare, si lider politik i UÇK-së, si dhe për vlerësimin që presidenti Thaçi i ka dhënë popullit hasian si mbështetës i denjë gjatë luftës së Kosovës”.

Thaçi tha se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bashkimi shqiperi kosove hashim thaci qytetar nderi bashkimi shqiperi kosove hashim thaci qytetar nderi

Sondazh

Poll