Bota

Malajzi/ ‘Policia e Ramazanit’, të veshur si kamarierë, civilët kontrollojnë besimtarët musliman që nuk agjërojnë

25 Maj 2019, 13:33 Nga DOSJA
Malajzi/ ‘Policia e Ramazanit’, të veshur si kamarierë,

MALAJZI- Nëse një besimtar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit guxon dhe ulet në restorant për t’u ushqyer ky paralajmërim shkon për ta. Tridhjetë e dy oficerë të policisë janë vendosur në restorant duke ruajtur si gatuhet dhe nëse besimtarët ushqehen apo jo.

Muaji i shenjtë i Ramazanit shkon nga 5 maji deri në 4 qershor të këtij viti. Muslimanët janë të detyruar të agjërojnë nga agimi deri në muzg, nëse nuk kanë një kusht të veçantë shëndetësor. Në disa pjesë të Malajzisë, muslimanët janë subjekt i ligjeve islame. Nëse një musliman është kapur duke thyer agjërimin nga një oficer, ai ose ajo mund të përballet me deri në 329 dollarë gjobë ose deri në gjashtë muaj paraburgim ose të dyja bashkë. 

Popullata e madhe myslimane tradicionalisht ka ndjekur një formë tolerante të Islamit. Në vitet e fundit, përhapja e interpretimeve konservatore ka qenë burim shqetësimi në vend. Një grup i të drejtave të njeriut që mbron gratë muslimane në Malajzi kanë nisur iniciativën e këtij restoranti, duke e quajtur veprim të turpshëm.

Burimi: RT 

L.K/Dosj.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota muslimanet ne malajzi policia e ramazanit muslimanet ne malajzi policia e ramazanit

Sondazh

Poll