Bota

Konsiderohet krim, Gjykata Supreme në mbështetje të komunitetit LGBTI në Brazil

25 Maj 2019, 10:54 Nga DOSJA
Konsiderohet krim, Gjykata Supreme në mbështetje të komunitetit

BRAZIL- Gjykata Supreme ka votuar në shumicë për t’i konsideruar homofobinë dhe transofobinë si krime.

Sipas BBC, 6 nga 11 gjykatësit votuan për ta konsideruar diskriminimin kundër homoseksualëve dhe njerëzve transeksualë, si të barabartë me racizmin.

Sipas aktivistëve, ky vendim do t’i japë komunitetit, i cili vuan nga sulme të vazhdueshme, mbrojtje reale nga paragjykimet e diskriminimet e shoqërisë.

Këtë vit janë vrarë të paktën 141 njerëz që i përkasin komunitetit LGBTI në Brazil, sipas grupit të të drejtave Grupo Gay da Bahia.

Vendimi në Gjykatën Supreme do të thotë se veprat penale do të dënohen me ligjin e racizmit të vendit, derisa Kongresi të miratojë legjislacionin specifik për të mbrojtur personat që i përkasin komunitetit të LGBTI-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brazil gjykata supreme komuniteti lgbti ligji per lgbti brazil gjykata supreme komuniteti lgbti ligji per lgbti

Sondazh

Poll