Bota

Deputetët votojnë mocion mosbesimi për kryeministrin suedez: Ka një javë kohë për të dhënë dorëheqjen

21 Qershor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Deputetët votojnë mocion mosbesimi për kryeministrin suedez: Ka

SUEDI- Stefan Lofven, kryeministri suedez ka marrë mocion mosbesimin nga Parlamenti duke e bërë atë kreun e parë të qeverisë që rrëzohet nga deputetët e opozitës në historinë e vendit. Këta të fundit i kanë dhënë atij një javë kohë për të dhënë dorëheqjen ose për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

The Guardian raporton se demokratët e Suedisë e quajtën votimin një çështje e rëndësishme për shumë votues. Mocioni i mosbesimit, i cili kërkoi 175 vota në Parlamentin me 349 vende për të kaluar, u mbështet nga 181 ligjvënës. Kjo erdhi pas debatit të ashpër mbi përcaktimin e qerave për banim. Mosmarrëveshjet bënë që partia e majtë të tërhiqte mbështetjen e saj për koalicionin qeverisës të vendit.

Lofven, 63 vjeç, është kryeministri i parë suedez që rrëzohet nga një mocion mosbesimi i paraqitur nga opozita. Lofven siguroi një mandat të dytë në 2018. Që atëherë ai ka udhëhequr një qeveri të brishtë pakice me socialdemokratët dhe të gjelbërit, mbështetur nga ish-rivalët Partia e Qendrës dhe Liberalët.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kryeministri suedez stefan lofven suedi kryeministri suedez stefan lofven suedi

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2021, 17:36

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar pas tragjedisë e cila ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën. Mësohet se pilotët k...