Bota

30-vjeçari nga Kosova pretendon se policia i ka thyer këmbën gjatë arrestimit, Inspektorati nis hetimet mbi rastin

21 Qershor 2021, 18:28 Nga DOSJA
30-vjeçari nga Kosova pretendon se policia i ka thyer këmbën

KOSOVË – 30-vjeçari nga Kosova me iniciale V.Rr., akuzon policinë që sipas tij, pas arrestimit ditën e shtunë i kanë shkaktuar lëndime duke i thyer këmbën dhe për shkak të kësaj i është nënshtruar një operacioni.

Gazeta Express raporton se për këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një ankesë dhe e njëjta është përcjellë për hetime të mëtutjeshme në Departamentin e Hetimeve.

“Rasti ka ndodhur pas një ndeshje boksi në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë dhe qytetari i ka kërkuar policëve ta dërgojnë në spital, por sipas tij, policët kanë refuzuar duke i thënë se po gënjen”- rrëfen vëllai i të arrestuarit.

“Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me këtë rast ka pranuar një ankesë. E njëjta është përcjellë për hetime të mëtutjeshme në Departamentin e Hetimeve. Veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkohë, rastin policia e ka hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas raportit të djeshëm të policisë, tre të dyshuar i kanë sulmuar fizikisht  zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, rreth vendimit të gjygjëtarëve gjatë një turniri të boksit.

Në raport nuk theksohet nëse ka persona të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove policia i then kemben 30 vjeçarit kosove policia i then kemben 30 vjeçarit

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2021, 17:36

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar pas tragjedisë e cila ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën. Mësohet se pilotët k...