Bota

Transportohej me taksi! ‘Çmontohet’ rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, pjesë e saj dhe shqiptarë, sekuestrohen euro

21 Qershor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Transportohej me taksi! ‘Çmontohet’ rrjeti i trafikut të

GREQI– Një operacion i zhvilluar në Atikë dhe në Patmos të Greqisë, ka vënë në pranga 9 persona, 5 prej tyre grekë dhe 4 shqiptarë. Këta persona ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Ndaj tyre u ngritën akuzat e krijimit të organizatës kriminale, dhe shkeljen e legjislacionit për çështje që lidhen me armët dhe eksplozivët.

Në Atikë, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal, i cili vijon që nga janari i vitit 2020, duke trafikuar drogë në Atikë dhe ishuj. Sa i përket mënyrës së veprimit, anëtarët ruanin drogën në tre vende.

Droga transportohej në Atikë me taksi, pastaj anëtarët e organizatës e dërgonin në qendër të Athinës dhe kryesisht pranë zonave të magazinimit.

Për trafikimin jashtë Atikës, marrësit e drogës ishin anëtarë të organizatës në ishujt e Cikladeve dhe Dodekanezit. Droga transportohej ose përmes bagazhit të anëtarëve të organizatës që udhëtonin në ishujt me tragete, ose përmes parcelave që ata dorëzonin për dërgesë me kompanitë e transportit.

Nga kontrollet e kryera në shtëpi dhe vende (10 në Atikë dhe 1 në Patmos) u gjetën: 255 gram kokainë, 4,100 gram. kanabis, 19 gëzhoja, 2 thika dhe shumat prej 5,850 euro dhe 25,900 lekë shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohen shqiptaret ne greqi arrestohen shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2021, 17:36

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar pas tragjedisë e cila ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën. Mësohet se pilotët k...