Bota

Pavarësisht protestave, Kina nuk zë mend! Fillon festivalin e “mishit të qenit”, 5 mijë kafshë do të therren në 10 di

21 Qershor 2021, 16:25 Nga DOSJA

KINA- Kina ka filluar festivalin e mishit të qenve. Sipas mediave të huaja, pavarësisht protestave, festivali nuk është ndaluar dhe që nga fillimi 5 mijë kafshë do të therren në 10 ditë.

Festivali i ‘mishit të qenit’ është një festival vjetor që mbahet në Yulin, gjatë verës në të cilin vizitorët hanë mish qeni. Festivali filloi në 2009 dhe zgjat rreth dhjetë ditë gjatë të cilave mijëra qen thuhet se konsumohen. Organizatorët e festivalit pretendojnë se qentë vriten njerëzisht dhe se ngrënia e mishit të qenit nuk ndryshon nga ngrënia e mishit të derrit ose viçit. 

Aktivistët për të drejtat e kafshëve e quajnë ngjarjen si një “rrezik të shëndetit publik” dhe shpresonin se një thirrje për qeverinë e vendit do të siguronte një bllokim të zhvillimit të festës.

Mesa duket asgjë nuk i ka ndaluar festimet, pasi këlyshë të shumtë janë therur  që përpara nisjes së kremtimeve. Tetë stenda janë vendosur në tregun Dongkou dhe 18 të tjera në atë të Nankiaos.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota festivali i mishit te qenit ne kine xiong hu festivali i mishit te qenit ne kine xiong hu

Sondazh

Poll