Bota

Ministri i Jashtëm italian viziton nesër në Kosovën, Luigi Di Maio do të takohet me krerët e lartë të shtetit (Axhenda)

21 Qershor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm italian viziton nesër në Kosovën, Luigi

PRISHTINË– Luigi Di Maio, ministri i Punëve të Jashtme do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën ku do të takohet me krerët e shtetit dhe zyrtarët e lartë.

Ai përveç kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla si dhe me Ministrin e Financave të Jashtme Hekuran Murati, me të cilin do të nënshkruajë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

AXHENDA
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti donika gërvalla luigi di maio luigi di maio ne kosove albin kurti donika gërvalla luigi di maio luigi di maio ne kosove

Sondazh

Poll