Bota

Presidentja Osmani viziton Austrinë ditën e nesërme, do të bisedojë me zyrtarët mbi bashkëpunimin midis dy vendeve

21 Qershor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Presidentja Osmani viziton Austrinë ditën e nesërme, do të

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, të martën do ta nisë vizitën zyrtare në Austri.

Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Geëessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.

Gjatë qëndrimit në Austri, Osmani do të takoj edhe zyrtarë të tjerë shtetëror e institucional.

Është paraparë një takim me  Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare, si dhe me Odën Ekonomike Austriake. Ndërkaq në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Presidentja Osmani do të mbajë një ligjëratë me temën: Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe Storjet e Suksesit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander van der bellen vjosa osmani alexander van der bellen vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2021, 17:36

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar pas tragjedisë e cila ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën. Mësohet se pilotët k...