Politike

Shpallet ankandi për ngritjen e parqeve eolike, Rama: Do të kthehemi në një eksportuese energjie në rajon

21 Qershor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Shpallet ankandi për ngritjen e parqeve eolike, Rama: Do të kthehemi

TIRANË-Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja Balluku ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së ankandit për ndërtimin e parqeve eolike, ku Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era.

Rama në fjalën e tij u shpreh se vendi ka hyrë në një fazë transformimi të rëndësishëm në elektroenergjinë. Sipas kryeministrit, shfrytëzimi i këtyre dukurive natyrore, do të bënte që vendi jo vetëm të mbulojë me energji të gjithë vendin tonë, por të kthehet në një eksportuese e saj në rajon.

Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike. Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas.Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pa mohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë.Ne po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm”, u shpreh Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 09:25

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Zvicrës mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës- Kanalizimeve...