Politike

Çelja e negociatave! Ende s’ka vendim për ndarjen nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria mund ta pësojë nga “veto-ja” bull

21 Qershor 2021, 13:30 Nga DOSJA

BRUSKEL– Ende nuk ka një vendim për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Dosja.al ka komunikuar via email me Maria Ruis Nievas, e cila ka lajmëruar se nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme pritet një debat lidhur me çëshjen e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Deri më tani, qëndrimi i palëve është që dy vendet të jenë bashkë në proces dhe të “ecin” paralelisht, pra edhe Shqipëria të mbetet në vend-numëro nga qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjëve maqedonas. 

“Nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme ne presim një debat mbi zgjerimin që do të trajtojë çështje të ndryshme, njëra prej tyre është edhe Shqipëria me Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë është e vështirë në këtë fazë të thuash nëse do të ketë ndonjë vendim konkret. Deri më tani preferenca e përgjithshme e vendeve anëtare ka qenë që të mbahen të dyja së bashku. Ju lutemi ndiqni konferencën për shtyp nesër rreth orës 16:15,”-shkruhet në përgjigjen ndaj Dosja.al. 

Por çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Pretendim që pritet t’i kushtojë Shqipërisë.

Vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari u shpreh se nuk dëshironte që të futej në mes dy vendeve mike, ndërsa homologu i tij Strefan Yanev kërkoi dialog mes dy vendeve për zgjidhjen e problemit, por pa ndërhyrjen e palëve të treta. 

(Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 09:25

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Zvicrës mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës- Kanalizimeve...