Aktualitet

Droga e paketuar në kuti firmato në portin e Durrësit, lihet në burg shoferi maqedonas

21 Qershor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Droga e paketuar në kuti firmato në portin e Durrësit, lihet

DURRËS– Shoferi maqedonas Nazif Ajrofski, në kamionin e të cilit u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Durrësit, ka dhënë masën arrest me burg për Nazif Ajrofskin, i cili u arrestua të premten në pikën kufitare të portit të Durrësit duke trafikuar 324 kg lëndë narkotike kokaine.

324  kilogramë kokainë, e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’, ‘PSG’ dhe të ëhiskey-t të famshëm Brazilian ‘Velho Barriero’ u sekuestrua mesditën e 18 qershorit në Portin e Durrësit. Kamioni ishte nisur nga Belgjika, kishte kaluar përmes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe me një kamion me targa maqedonase, kishte mbërritur në Durrës. Edhe ky destinacion, ishte tranzit për të, pasi i drejtuar nga 40-vjeçari Nazif Ajrofski, kamioni priste që të nisej për në Itali, aty ku kishte destinacionin final, në Napoli.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nazif ajrofski sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres nazif ajrofski sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll