Bota

Gjykata Speciale pritet të lejojë vizitata e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së duke filluar nga 15 Korriku

21 Qershor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Gjykata Speciale pritet të lejojë vizitata e familjarëve të

HAGË– Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka thënë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në paraburgim.

Donlon tha se duke filluar nga 15 Korriku do të fillojë shqyrtimi i kërkesave për vizita familjare. Këtë deklaratë ajo e bëri në seancën e  tretë për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

“Sa i takon kufizimeve sa i përket COVID-19, në konsultim me mjekun ne po fillojmë të heqim një pjesë të kufizimeve. Nga data 15 korrik ne mund të lejojmë vizita fizike të familjarëve në qendrën e paraburgimit”, ka deklaruar Donloni.

Deri tani familjarët kanë kontaktuar me të ndaluari vetëm nëpërmjet videotelefonatave por nuk kanë patur mundësi ti takojnë apo vizitojnë nga afër ata.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat mbi hashim thaçin fidelma donlon kosova ne hage pjeter shala akuzat mbi hashim thaçin fidelma donlon kosova ne hage pjeter shala

Sondazh

Poll