Bota

Ankohet Serbia: Ministrit tonë iu ndalua që të hynte në Kosovë

21 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Ankohet Serbia: Ministrit tonë iu ndalua që të hynte në

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petloviç ka bërë me dije se Ministri serb i Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiç, i është ndaluar që të hyjë në Kosovë. Gazeta Ekspress shkruan se Petkoviç është ankuar për moslejimin e ministrit serb në Kosovë, duke shtuar se ai kishte njoftuar paraprakisht për vizitën e tij në Kosovë.

“Por përkundër kësaj Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe me dëshirë vendosi që të mos e lejojë ta zhvillonte vizitën”, tha Petkoviç.

Ministri serb kishte planifikuar të vizitonte Universitetin e Mitrovicën e Veriut, ku do të dhuronte bursa për studentët, dhe më pas do të vizitonte Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni petar petkoviç vanja udoviçiç petar petkoviç vanja udoviçiç

Sondazh

Poll