Bota

Vrasja e Caroline nga bashkëshorti, fqinjët: Guri i varrit duhet të ndryshohet, ai nuk e donte gruan e tij

21 Qershor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Vrasja e Caroline nga bashkëshorti, fqinjët: Guri i varrit duhet

GREQI- Fqinjët e Caroline dhe Babis Anagnostopulos, kanë deklaruar se guri i varrit të 20-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj duhet që të ndryshohet. Newsbomb.gr shkruan se një fqinj i çiftit ka thënë se piloti nuk e donte Carolinën, dhe për këtë duhet që të ndryshohet pllaka e saj e varrit.

“Ai nuk e donte gruan e tij dhe ky gur varri duhet të ndryshohet’’, tha ai.

Ndërkohë që avokati mbrojtës i 32-vjeçarit, është shprehur se psikologjia e klientit të tij është e rëndë dhe se ai është edhe shumë i stresuar.

“Psikologjia e klientit tim është shumë e keqe për dëmin që ai shkaktoi. Ai është gjithashtu shumë i stresuar. Sidoqoftë, duhet t’ju them se asgjë nuk do të ndryshojë nga rrëfimi i tij“, tha ai.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll