Bota

Kurti takohet me Shaip Kamberin, diskutojnë takimin e 15 qershorit në Bruksel 

21 Qershor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Kurti takohet me Shaip Kamberin, diskutojnë takimin e 15 qershorit në

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme në  kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Serbi, Shaip Kamberin. Ata së bashku diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Temë e bisedës ishin edhe dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë”, thuhet në njoftimin zyrës së kryeministrisë.

Në takimin që u mbajt më 15 qershor në Bruksel, Kurti i kërkoi fillimisht kreut të shtetit serb që të njihte pavarësinë e Kosovës, duke rreshtuar edhe 4 pikat ku dëshironte që të pozicionohej dialogu. Vuçiç nuk e ka pritur mirë kërkesën, duke iu përgjigjur me: Kurrë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti shaip kamberin albin kurti shaip kamberin

Sondazh

Poll