Bota

E RËNDË në Selanik, 15 persona djegin me pishtar një 19-vjeçar

21 Qershor 2021, 10:24 Nga DOSJA
E RËNDË në Selanik, 15 persona djegin me pishtar një

GREQI- Një mosmarrëveshje mes tifozëve ka degraduar në djegien e një adoleshenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në Selanik.  Një grup prej rreth 15 personash sulmuan një grup të rinjsh që ishin në Sheshin Kolonel Katsia, në rezidencat e vjetra të Efkarpia.

Sipas Protothema, sulmuesit arritën të izolonin një nga personat që po ndiqnin dhe e kanë rrëthuar atë. Ata i janë afruar dhe i kanë shkaktuar djegie të trupit me një pishtar.

Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca. 19-vjeçari dhe miqtë e tij i përshkruan policisë atë që ndodhi. I dëmtuari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për diegjet në shpinë dhe këmbë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni plagoset 19-vjecari sherr masiv ne selanik plagoset 19-vjecari sherr masiv ne selanik

Sondazh

Poll