Aktualitet

Ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, gruaja dhunohet nga ish-bashkëshorti 45-vjeçar, arrestohen edhe dy persona të tjerë (DE

21 Qershor 2021, 06:45 Nga DOSJA
Ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, gruaja dhunohet nga

TIRANË– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se u arrestua një 45-vjeçar, pasi dhunoi ish-bashkëshorten e tij, edhe pse kjo e fundit ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 44-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Në pranga ra edhe një 19-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen e drejtimit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë; Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona arrestohen tre persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2021, 05:14

TIRANË– Largimi i një mijë mjekëve specializantë nga vendet e tyre të punës, një vit pasi kontribuuan në spitale gjatë periudhës së pandemisë ka sjel...