Aktualitet

Shpërthim me tritol në një mobileri në Milot, pronari banon në Tiranë. Nuk ka persona të lënduar

21 Qershor 2021, 05:30 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në një mobileri në Milot, pronari banon

LEZHË– Një shpërthim me tritol është regjistruar pak para mesnatës së kaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sai lënde plasëse në një biznes të llojit mobileri në këtë aks rrugor dhe e kanë shpërthyer atë. 

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, për shkak edhe të orës kur ka ndodhur ngjarja, kohë gjatë të cilës mobileria ka qenë e mbyllur. Por, dëmet materiale janë të shumta.


Mobileria në fjalë rezulton të jetë në pronësi të biznesmenit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë. Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, pamjet filmike të të cilave mund të zbardhin detaje për autorët, ndërkohë që shkaku i vendosjes së tritolit nuk dihet ende.

Vetë Ajazi nuk është shprehur për ngjarjen, ndërkohë që grupi hetimor është fokusuar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur vetë pronari i mobilerisë. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet defrim ajazi tritol mobilerise ne milot tritol mobilerise se defrim ajazit defrim ajazi tritol mobilerise ne milot tritol mobilerise se defrim ajazit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2021, 05:14

TIRANË– Largimi i një mijë mjekëve specializantë nga vendet e tyre të punës, një vit pasi kontribuuan në spitale gjatë periudhës së pandemisë ka sjel...