Aktualitet

U zunë me njëri-tjetrin! Plagosi me thikë vëllain brenda një lokali, arrestohet 61-vjeçari në Pustec, tjetri përfundon n

20 Qershor 2021, 15:36 Nga DOSJA
U zunë me njëri-tjetrin! Plagosi me thikë vëllain brenda

KORÇË– Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Liqenas, në Pustec, ku vëllai ka plagosur me thikë të vëllanë pas një konflikti të nisur për motive të dobëta. 61-vjeçari Koçi Mitre ka qëlluar me thikë të vëllanë, Pali Mitro, 59 vjeç. Dy vëllezërit ishin duke pirë alkool në një lokal të fshatit ku banonin dhe papritur kanë nisur një debat me njëri-tjetrin.

Më pas Koçi Mitre, ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar vëllain, Pali Mitre, duke e lënë të plagosur rëndë. Sapo ka mësuar mbi rastin, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në një lokal të zonës, ku ka bërë të mundur ndalimin e autorit të plagosjes.

Ndërsa 59-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koçi mitre korce pali mitre plagosje me thike ne korce koçi mitre korce pali mitre plagosje me thike ne korce

Sondazh

Poll