Aktualitet

E rëndë! Ra nga pema duke vjelë fiq, humb jetën 17-vjeçarja në Lushnje (DETAJE)

20 Qershor 2021, 17:41 Nga DOSJA
E rëndë! Ra nga pema duke vjelë fiq, humb jetën

LUSHNJE– Një 17-vjeçare me iniciale K.Gj., ka humbur jetën pasditen e sotme pasi ka rënë nga pema, ku ishte ngjitur për të vjelë fiq. Adoleshentja nga fshati Thanasaj është dërguar në spitalin e Rrogozhinës, ndërsa më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në Durrës, por nuk arriti të mbijetonte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak/ Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lushnje vdes e reja nga lushnja lushnje vdes e reja nga lushnja

Sondazh

Poll