Aktualitet

60 mln lekë për fuoristradë të re! Tenderi ‘i kripur’ i Kastriot Gurrës, kryebashkiaku i Librazhdit kërkon luk

20 Qershor 2021, 16:05 Nga DOSJA
60 mln lekë për fuoristradë të re! Tenderi ‘i

LIBRAZHD– Bashkia e Librazhdit është gati për të shpenzuar një shumë marramendëse, rreth 60 milion lekë, për blerjen e e dy automjeteve. “Bold News” raportoi fillimisht se Bashkia ka hapur një tender për 5 ditë, me fond limit 5,850,000, nga i cili do të blihen dy makina tip fuoristradë 4×4 për administratën dhe një tjetër për Agjencinë e Pyjeve dhe Kullotave”.

Tenderi, afati i të cilit është i hapur deri më 28 Qershor 2021, kërkon që mjeti të jetë me vit prodhimi “2012 e lart” dhe që kilometrat maksimale duhet të jenë 133 000 dhe fuqia motorike 250-300 Kw.

Madje shkon edhe më tej, kur kërkesat specifikon akoma më shumë…Mjeti që kërkon bashkia po ashtu duhet të ketë xhama të zinj në pjesën e pasme, sedilje lëkure, kompjuter bordi, disqe alumini dhe opsione të tjera që i gjen te një automjet modern. K

Ndërsa mjeti që do të shkojë për Agjensinë e Pyjeve duhet të ketë karroceri, kamio manuale e vit prodhimi nga 2007-a dhe të harxhojë 7.5 deri në 8 L për 100 km. Shuma marramendëse që do të shkojë për fuoristradat, mund të shkonte për investime në insfrastukturën e fshatrave të Bashkisë, për të mos pasur nevojën e një makine të tillë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot gurra librazhd tenderi i bashkise se librazhdit kastriot gurra librazhd tenderi i bashkise se librazhdit

Sondazh

Poll