Aktualitet

Të gjithë në plazh! Radhë kilometrike nga jugu në veri, makinat pa lëvizur prej shumë orësh. Ngecin pushuesit kthehen ng

20 Qershor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Të gjithë në plazh! Radhë kilometrike nga jugu në veri,

SHQIPËRI- Sezoni turistik ka nisur zyrtarisht dhe me temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin, qytetarët nga Shqipëria por jo vetëm, i janë drejtuar bregdetit për fundjavë. Por e diela është gjithmonë problematike, edhe kësaj vere.

Çdo pasdite e të dielës, që shënon kthimin e pushueseve në banesa shoqërohet me radhë kilometrike në segmente të ndryshme të vendit. Radhë që nuk ka lëvizur për disa orë është shënuar në aksin Orikum-Vlorë, ku trafiku është rënduar edhe për shkak të punimeve që po kryehen në rrugë, duke ua vështirësuar edhe më tek udhëtimin pushuesve. 

Edhe në Durrës është e njëjta pamje, ku makinat nuk lëvizin prej disa orësh tashmë, në pritje të lehtësimit të trafikut. Ndërsa të njëjtin fat kanë pësuar edhe ata që kanë zgjedhur Shëngjinin dhe Velipojën për të kaluar fundjavën. Trafik i rënduar është shënuar edhe në aksin Lezhë-Milot. 

Prej vitesh, pushuesit përballen me situata të tilla për shkak të kohës së papërshtatshme që pushteti zgjedh për të ndërhyrë në akse të caktuara. Zgjidhja? Ende nuk është gjetur akoma.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet trafik ne fundjave trafik ne fundjave

Sondazh

Poll