Aktualitet

Gjermania e kërkonte që prej 2003! Kush është 44-vjeçari që u fundos, ishte “lidhëza” mes bandave shqiptare t

20 Qershor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Gjermania e kërkonte që prej 2003! Kush është

BRITANI E MADHE– Disa ditë më parë, më 16 qershor, Policia ka prangosur një 44-vjeçar në banesën e tij, i cili dyshohet se është trafikant kokaine. 44-vjeçari u prangos pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar ndaj tij një urdhër-ekstradimi që në vitin 2003. Në pamjet e shpërndarja nga Policia, dëgjohet qartë arsyeja e prangosjes dhe mënyra sesi mësynë në banesën e 44-vjeçarit.

Policia, largohu nga dera! Je nën arrest për aktin e ekstradimit në vitin 2003,“-dëgjohet në video. 

44-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u prangos pasi prej më shumë se 18 vitesh i ishte shmangur kapjes duke përdorur platformën e koduar të komunikimit EncroChat.

Ai mendohet të ketë një rol të rëndësishëm në grupet kriminale shqiptare dhe gjermane të importeve të kokainës, pasi lehtësonte transportin e drogës nga Amerika e Jugut dhe nga e gjithë Evropa.

Zëvendës Drejtori Andrea Wilson, nga Agjencia Kombëtare e Krimit tha: Ne e dimë që grupet e krimit të Ballkanit Perëndimor kanë një prani të njerëzve të besuar në të gjitha fazat e zinxhirit të furnizimit me kokainë, nga Amerika e Jugut në Angli. Ata luajnë një rol të rëndësishëm dhe ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të prishur aktivitetin e tyre. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea wilson arrestimi ne angli andrea wilson arrestimi ne angli

Sondazh

Poll