Nuk kishte këmbët e duhura për të hyrë në polici, shkoi i dehur në provën e jetës, historia e Goosens që tronditi Port
20 Qershor 2021, 16:06Nga DOSJA
GJERMANI-Futbollisti i Atalantës, Robin Goosens ishte protagonisti i madh në fitoren e Gjermanisë 4-2 ndaj Portugalisë në Euro 2020. Përfshirja e tij në 3 prej golave të realizuara e bën atë profesionistin e parë të Federatës gjermane të Futbollit në një ndeshje të kampionatit Europian që nga Bastian Schweinsteiger në 2008, gjithashtu kundër Portugalisë.Lindur në Emmerich / Nordrhein-Westfalen. Nëna gjermane, babai holandez. Ai rritet 500 metra nga kufiri hollandez, ka dy shtetësi.
Gosens ka edhe një histori vërtet të veçantë teksa dëshironte që të ishte polic, si gjyshi i tij, por ku aplikoi në autoritetin rajonal Nordrehin-Westfalen, nuk do ta pranonin pasi këmbët e tij kishin gjatësi të ndryshme.
“Kam aplikuar në disa shtete federale. Në Nordrhein-Westfalen dështova për shkak të një ndryshimi në gjatësinë e këmbës. Në Rheinland-Pfalz, unë bëra raundin tjetër të aplikimeve. Por pastaj nënshkrova kontratën time të parë si profesionist dhe hoqa dorë ”.
Si futbollist ai u zbulua kur ishte 17 vjeç në një ndeshje të VfL Rhede. Një mbrëmje më parë, ai ishte në disko me miqtë e tij.
“Shënova një gol, fitova një penallti dhe dhashë një asist. Ne fituam 3-1.”
Pas fishkëllimës përfundimtare lojtari kujton: “Pas kësaj, unë thjesht doja të bëja një dush dhe të shkoja në shtëpi për të kaluar pjesën tjetër të ditës në shtrat, kur papritmas një djalë qëndroi para meje dhe më tha: ‘ Robin, kjo mund të tingëllojë paksa e çuditshme, por unë do të doja t’ju ftoja në një provë me Vitesse Arnhem. Mirë, mendova.
Tani më duhet disi të përpiqem të fsheh faktin se isha duke festuar deri në orën gjashtë dhe ende kam alkool të mbetur në gjak. ‘ Bëra më të mirën time dhe shmanga kontaktin me sy.” Transferimi bëhet, Gosens kalon te Vitesse U19 në vitin 2012. Nga atje do t’i shitet Heracles Almelo në 2015 për 200,000 euro. Më pas u shit te Atalanta për 1.17 milione euro.Vlera aktuale e lojtarit: 35 milion euro!
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI – Nga sot, Europiani hyn në fazën e eliminimit të skuadrave dhe kualifikimit të të tjerave për më tej. Yjet më të mëdhenj europian po luajnë në këtë tu...
PORTUGALI– Cristiano Ronaldo duket se di ti bëjë të gjitha! Në ditën e mediave, teksa shoku i tij i skuadrës Pepe po pozonte për reporterin e mediave, Ron...
FRANCE- Dje në “Puskas Arena” Hungaria arriti një barazim historik me shifrat 1-1 ndaj kampionëve të Botës, Francës nën sytë e plot 55 mijë spektatorëve, me shu...
SPANJE– Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në intervistën e tij dhënë për “La Vanguardia” pranoi se situata ekonomike e klubit nuk është e mirë, por k...
GJERMANI – Pas dy ndeshjeve të para, vetëm tre skuadra kanë arritur të marrin pikët e plota, e gjithashtu janë kualifikuar në 1/8 e finales.Bëhet fjalë pë...
ITALI – Euro 2020 nis sot ndeshjet e treta që mbyllin fazën në grupe të turneut dhe tani fillon koha e llogarive për secilën skuadër. Të gjithë grupet kan...
HUNGARI – Tingëllon e pabesueshme, por Hungaria ka arritur të frenojë skuadrën numër 1 në botë dhe numër 1 të këtij Europiani, kjo në bazë të parashikimit...
HUNGARI – Minuta e 66-të, asisti i Kylian Mbappe nga krahu i djathtë, një mbrojtës i Hungarisë nuk e largon mirë topin dhe aty përfitoi Antonio Griezmann, i cil...