Aktualitet

PA TMERR ME SY! I mbylli gojën dhe e përdhunoi për orë të tëra, si shpëtoi shqiptarja nga “kthetrat” e dy abu

20 Qershor 2021, 13:31 Nga DOSJA
PA TMERR ME SY! I mbylli gojën dhe e përdhunoi për orë

GREQI-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në vendin fqinj ku një punonjëse pastrimi me orgjinë shqiptare është përdhunuar dhe dhunuar për orë me radhë. 

Sipas mediave greke, 50-vjeçarja me origjinë shqiptare shkonte në atë pallat çdo të martë dhe të shtunë për të pastruar. Pikërisht këtë të shtunë ajo kishte shkuar si gjithmonë të bënte punën e saj kur ndodhi ngjarja fatale.

Sipas saj, një 35-vjeçar me origjinë bullgare e kapi atë ndërsa ajo po pastronte ashensorin e ndërtesës së banesës, ai e mbylli atë në shtëpinë e tij dhe e përdhunoi dhe abuzoi me të për 5 orë.  Sipas të dhunuarës shqiptare, bullgari  e abuzoi atë për shumë orë së bashku me një tjetër person, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është kapur.

Gruaja u gjet e mbuluar me gjak nga fqinjët. Më konkretisht, 50-vjeçarja arriti të shpëtonte nga apartamenti i tmerrit duke u hedhur në ballkonin tjetër duke kërkuar ndihmë. 

Në të njëjtën kohë, sipas dëshmive, kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçari, me origjinë Bullgare, hetohet nga autoritetet. Sipas fqinjëve, autori gjithashtu abuzoi me nënën e tij, e cila është gjithashtu pastruese. 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 50 vjecarja ne greqi perdhunohet 50 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll