Prej sot Gjermania heq kufizimet për Shqipërinë! Kushtet: S’pranohet vaksina kineze, test COVID ose serologjik
20 Qershor 2021, 14:40Nga DOSJA
TIRANË– Që prej ditës së sotme, Gjermania ka vendosur të heqë kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë, por kalimi në aeroport mund të bëhet vetëm duke plotësuar një prej tre kushteve. Kushtet janë: Test COVID-i, dëshmi që e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Kjo e fundit ka lëshuar autorizim vetëm për Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.
“Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit),”-shkruhet në njoftimin e aeroportit.
Njoftimi i plotë
Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere: 1) një test COVID, ose 2) një dëshmi që personi e ka kaluar 3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).
Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.
Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani. Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në vendin fqinj ku një punonjëse pastrimi me orgjinë shqiptare është përdhunuar dhe dhunuar për orë me radh...
SARANDË– Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagusur me 20 plumba pronari i lokal...
TIRANË– 50,000 doza të tjera të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në vendin tonë ditën e sotme.Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama p...
SARANDE- Dëshmitarët e sherrit që përfundoi me plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi dhe turistit amerikano-shqiptar Marin Jani, rrëfejnë se tmerri ka ndodhur b...
TIRANE- Thellohet skandali i tenderit me vlerë 5 milionë euro që bashkia Tiranë i dha kompanisë “KORSEL”, pa kryer asnjë verifikim për të, duke i sh...
KAPSHTICË– Policia kufitare greke për të shmangur keqkuptimet ka bërë një deklaratë sqaruese për sa i përket lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt t...
TIRANË– Janë rikthyer në Atdhe Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbë...