Aktualitet

Detaje të reja! Kishte të ftuar Noizy-n, Ledri-n, Gena e shumë VIP-a, i plagosuri pronar i lokalit të njohur në Sarandë

20 Qershor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Detaje të reja! Kishte të ftuar Noizy-n, Ledri-n, Gena e shumë

SARANDË– Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagusur me 20 plumba pronari i lokalit të ‘Orange Bar’.

Biznesi i shënjestrës së autorëve, “Orange Bar” , në afërsi të vendit ku ndodhu atentati, ka qenë mjaft i frekuentuar në Sarandë. Nga një vëzhgim i faqes së lokalit në rrjetet sociale duket se në të kanë qenë të ftuar shumë këngëtarë të njohur në vend.

Mes VIP-ve më të njohur që janë ftuar për të performuar në “Orange Bar” janë Ledri Vula, Noizy, Majk dhe Gena, të cilët ftohen për të argëtuar turistët.

Sot në mëngjes, pranë këtij lokali, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri atomatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË/ 20 plumba drejt pronarit të ‘Orange Club’ në Sarandë, biznesmeni Spiro Iljadhi vjen me urgjencë drejt Tiranës me plagë të shumta në bark, të shtënat kapin edhe turistin amerikan, shpallen në kërkim tre persona (NGJARJA)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club

Sondazh

Poll