Aktualitet

EMRI/ Qarkullonte me pushkë të mbushur me fishek, bie në pranga 53-vjeçari në Klos

20 Qershor 2021, 08:39 Nga DOSJA
EMRI/ Qarkullonte me pushkë të mbushur me fishek, bie në pranga

MAT– Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mat, pasi është evidentuar duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek.

Mësohet se i arrestuari është  Nderim Beshi, banues në Mat. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë: 

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

N. B., 53 vjeç, banues në Klos.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një terren të hapur të njësisë Administrative Suç, kanë kapur shtetasin N. B., duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nderim beshi nderim beshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2021, 08:03

“Vdes” rrapi 400-vjeçar i Tabakëve

TIRANË– Rrapi i Tabakëve, një nga monumentet natyrore më të vjetra në Tiranë, nuk çeli më këtë pranverë, duke e mbyllur ciklin e tij jetësor. ...