Aktualitet

Drogë, vjedhje në bashkëpunim dhe dhunë fizike ndaj gruas, bien në pranga 6 persona në Tiranë (DETAJE)

20 Qershor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Drogë, vjedhje në bashkëpunim dhe dhunë fizike ndaj gruas,

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se një 21-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur me lëndë narkotike. Një 35-vjeçar dhe një 43-vjeçar, ranë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje e kryer në bashkëpunim. Në pranga ra edhe 61-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një 51-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë

Njoftimi i plotë:

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A., 38 vjeç dhe A. L., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...