Aktualitet

Tentuan të trafikonin drogë përmes Liqenit të Ohrit, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim vëllai i tij në Pogra

20 Qershor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Tentuan të trafikonin drogë përmes Liqenit të Ohrit,

POGRADEC– Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në Pogradec.

Sipas policisë vëllezërit A.P. dhe F.P 29 kanë tentuar që të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.

Së bashku me drogën, policia sekuestroi një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, mjete dhe pajisje të tjera të cilat shërbenin për këtë aktivitet kriminal. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestophen dy vellezrit ne pogradec droge permes liqenit te ohrit arrestophen dy vellezrit ne pogradec droge permes liqenit te ohrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...