Aktualitet

“Doktor, s’kam prerë asnjë vesh, është xhelozi”, si replikonte dikur pronari i ‘Bar Orange’ me ish-kryeministrin S

20 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA

SARANDË– Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’, ndaj të cilit sot u qëllua 20 herë me breshëri kallashnikovi, dikur replikonte në rrjetet sociale me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e denoncoi se në lokalin e tij i ishte prerë veshi një turisti.

Ish-kryeministri Sali Berisha asokohe denoncoi se një turisti i ishte prerë veshi nga pronarët e ‘Bar Orange’, madje në sy të policisë, ndërsa Spiro i kujtoi se punon me ndershmëri dhe se denoncuesi është një rival që kërkon t’a dëmtojë.

Replika e Spiro Iljadhit më 20 gusht 2019:

Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju. Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!

Çfarë ndodhi sot?

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri atomatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit.

Lajmi Kryesor: Kris arma në Sarandë! Qëllohet me breshëri automatiku drejt biznesmenit, plumbat kapin edhe turistin kalimtar të rastit, policia në kërkim të autorëve

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club spiro iljadhi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club spiro iljadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...