Aktualitet

EMRI/ Po ndërtonte pa leje te ‘Rana e hedhun’ dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë, bie në pranga 36-vjeçari 

20 Qershor 2021, 08:08 Nga DOSJA
EMRI/ Po ndërtonte pa leje te ‘Rana e hedhun’ dhe nuk iu bind

LEZHË– Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pasi është kapur duke ndërtuar pa leje në zonën bregdetare.

Mësohet se në pranga ka rënë Bledar Delia, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprime.

Njoftimi i policisë:

Lezhë, po ndërtonte pa leje te ‘Rana e Hedhun’, arrestohet Bledar Dushku, 36 vjeç

U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndërprerë punimet, vihet në pranga 36-vjeçari.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonën e bregdetit, shërbimet e Kom*isariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.

Më datë 19.06.2021, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar delia ndertime pa leje ne lezhe arrestohet bledar delia ndertime pa leje ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2021, 08:03

“Vdes” rrapi 400-vjeçar i Tabakëve

TIRANË– Rrapi i Tabakëve, një nga monumentet natyrore më të vjetra në Tiranë, nuk çeli më këtë pranverë, duke e mbyllur ciklin e tij jetësor. ...