Aktualitet

VIDEO/ Atentati ndaj pronarit të “Orange Club”, njollat e gjakut shihen ende në rrugë, autorët s’pyetën për bizneset

20 Qershor 2021, 08:24 Nga DOSJA

SARANDE- Pamje të frikshme vijnë nga Saranda, kur sapo ka nisur sezoni turistik. Atentati ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi për fat të mirë nuk shkaktoi viktima, përveç plagosjes së shënjestrës që ishte vetë 35-vjeçari dhe turistit shqiptaro-amerikan që shpëtoi pa lëndime të shumta.

Por siç mund të shihen lirisht edhe në pamje, njollat e gjakut të Iljadhit kanë ngelur ende në rrugë, ndërsa bizneset e zonës, kanë si ‘fasadë’ reklamimi tashmë shenjat e plumbave.

Për fat të mirë, atentati ndodhi në orët e para të mëngjesit, kohë kur rrugët janë të zbrazura, pasi në të kundërt jeta e dhjetra qytetarëve sarandiotë do të ishte në fije të perit, të pambrojtur nga shteti, e të lënë të vetëm përballë larjes së hesapeve që nuk janë as të tyret.

Sot në mëngjes, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri atomatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit.

Lajmi kryesor: E RËNDË/ 20 plumba drejt pronarit të ‘Orange Club’ në Sarandë, biznesmeni Spiro Iljadhi vjen me urgjencë drejt Tiranës me plagë të shumta në bark, të shtënat kapin edhe turistin amerikan (NGJARJA)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club spiro iljadhi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club spiro iljadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2021, 08:03

“Vdes” rrapi 400-vjeçar i Tabakëve

TIRANË– Rrapi i Tabakëve, një nga monumentet natyrore më të vjetra në Tiranë, nuk çeli më këtë pranverë, duke e mbyllur ciklin e tij jetësor. ...