Aktualitet

U qëllua me 20 plumba drejt tij! Kush është Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’ në Sarandë, dikur akuzohej se i preu

20 Qershor 2021, 06:26 Nga DOSJA
U qëllua me 20 plumba drejt tij! Kush është Spiro Iljadhi,

SARANDË– Dosja.al mëson se 35-vjeçari që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, është Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’ në qytetin bregdetar. 

Emri i tij është lakuar edhe më parë në media, ku në gusht të vitit 2019, një denoncim u bë ndaj biznesit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pronari akuzohej se i preu veshin një turisti. 

Asokohe, Iljadhi u kontaktua nga Dosja.al, dhe tha se në ambientet e Bar Orange në Sarandë nuk ka ndodhur asnjë sherr, si ai i denoncuar nga Berisha. Ai nuk mohoi dijeninë e tij për ngjarjen, por tha se nuk kishte asnjë lidhje as ai personalisht dhe as stafi i Orange.

“Në lokalin tonë nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Sherri ka ndodhur shumë larg nga këtu. Nuk kam asnjë lidhje. E gjitha është sulm për shkak të konkurrencës. Të gjithë e dinë se çfarë pune kemi ne. Të më konkurrojnë me punë, jo me tatime, shtet e Polici.”-është shprehur Iljadhi dy vite më parë.

Çfarë ndodhi sot?

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri atomatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit.

Lajmi Kryesor: Kris arma në Sarandë! Qëllohet me breshëri automatiku drejt biznesmenit, plumbat kapin edhe turistin kalimtar të rastit, policia në kërkim të autorëve

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club plagosje me arme ne sarande spiro iljadhi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club plagosje me arme ne sarande spiro iljadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...