Politike

Liderët e Ballkanit Perëndimorë/ Balluku takohet me Zaev: Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes v

19 Qershor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Liderët e Ballkanit Perëndimorë/ Balluku takohet me Zaev:

VJENË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar në Vijenë një bashkëbisedmim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Bisedën me Zaev, Balluku e ka zhvilluar gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimorë. Ministrja shkruan se me Zaev bashkëbiseduan për “jetësimin e korridotit të VIII që është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan Balluku.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku zoran zaev belinda balluku zoran zaev

Sondazh

Poll