Politike

“S’i festojmë kurrë arritjet politike!” Gruaja e Ramës flet me fjalët e kryeministrit: Mandati i tretë duhet për të

18 Qershor 2021, 19:57 Nga DOSJA
“S’i festojmë kurrë arritjet politike!” Gruaja e

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka përsëritur fjalët e tij kur është pyetur për situatën politike në Shqipëri dhe për mandatin e tretë të fituar nga Partia Socialiste. E ftuar në ‘Ilva Now’, Linda Rama tha se vetëm PS-ja dhe Rama janë dy bashkëpunëtorët që mund ta çojnë Shqipërinë në një stacion të pakthyeshëm.

Dy mandatet e para, njësoj si kryeministri Rama, edhe vetë Linda i konsideroi me kriza, duke kujtuar tërmetin dhe pandeminë. 

“Provon një sens lehtësie, ndjehesh më e lehtësuar dhe ndjehesh e energjizuar. Është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara një agjendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit, sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde. Edi thotë që mandati i tretë s’duhet t’i ngjajë dy mandateve të para. Biem dakord për këtë dhe kur hapet ndonjë aspekt më konkret fillojmë flasim. Por ajo që do të thoja unë se si do ta organizojnë këtë mandat është çështje e Partisë Socialiste dhe e Edit. Por, ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presë që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet,”- tha Linda Rama.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama linda rama edi rama linda rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 19:41

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se debatet me të shoqin nuk janë edhe aq të lehta. E ftuar në “Ilva Now”, ajo komentoi deklaratën e kr...