Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Jorida Tabaku: Të analizohet puna e drejtuesve politikë! Basha: Një deputet i PS është përgju

19 Qershor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Mbledhja e Kryesisë së PD/ Jorida Tabaku: Të analizohet puna e

TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme mbledhjen e rradhës, ku për dy orë është dikustuar për analizën e thellë që duhet të nisë në parti dhe për hapat që do të ndërmarrin demokratët për betejën, për atë që ata e quajnë “masakër elektorale”.

Jorida Tabaku ka kërkuar në Kryesi që të nisë një analizë e punës së drejtuesve politikë në qarqe, për të parë se ku ka çeduar puna. “Çfarë ndodhi në terren, pse nuk arritëm objektivat”, ka thënë ndër të tjera Tabaku, duke kërkuar dhe të analizohet puna e aleatëve.

Basha është shprehur se beteja që i pret demokratët do të jetë “e vrullshme”, pasi sipas tij, një deputet i PS në Durrës është përgjuar nga Prokuroria duke komunikuar me një grup kriminelësh, shkruan newsbomb.al. “Është situatë e ngjashme me dosjen 339”, ka thënë Basha.

Pjesë nga diskutimet në Kryesinë e PD:

Jorida Tabaku: Së pari, ne duhet të ndërtojmë një proces analize që të përfshijë drejtuesit politikë, sepse ato kanë qenë të përfshirë dhe e dinë problematikën, ku ceduan strukturat, çfarë ndodhi në terren, pse nuk arritëm objektivat dhe faktorët e brendshmë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo duhet të jetë një fazë e parë.

E nevojshme është të vlerësohet puna e drejtuesve politikë dhe këtë nuk e bëjmë dot ne… Ka nevojë për të dhëna që do vijnë nga koordinatorët e terrenti: informacion për punën tonë, lidhjen me strukturat, si funksionoi me aleatët dhe kjo mund të jetë një fazë e dytë.

Enno Bozdo: Është hera e parë që të ndodhë që analiza të bëhet nga vetë personat që kanë qenë të ngarkuar për të arritur objektivat. Më herët ky proces ëhstë bërë nga persona të tretë, të cilët nuk kanë konflikt interesi.Drejtuesi politik nuk mund të bëjë analizë për punën e tij në zgjehdjet e 25 prillit. Duhet të caktohen koordinatorët për të bërë analizën ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku kryesia e pd jorida tabaku kryesia e pd

Sondazh

Poll