Politike

U tall dhe sulmoi çdo anëtar të Opozitës, bashkëshortja s’e kursen Ramën: Kalimi i kufirit etik nuk duhet të ndodhë ku

18 Qershor 2021, 20:23 Nga DOSJA
U tall dhe sulmoi çdo anëtar të Opozitës,

TIRANË– Tallja dhe loja e ashpër që bëri kryeministri Edi Rama me anëtarët e Opozitës para zgjedhje të 25 prillit, është e pafalshme për gruan e kreut të qeverisë. E ftuar në “Ilva Now”, Linda Rama nuk u ndal në emra konkretë, por e pyetur për sulmin që Rama bëri me foto për secilin nga Opozitarët, komentoi kalimin e kufirit etik.

Dhe pikërisht kjo e fundit, siç tha edhe vetë Linda Rama, nuk duhet të ndodhë kurrë dhe është diçka që shkon përtej gjinisë, profesionit e politikës, duke i dhënë kështu një kritikë të fortë të shoqit.

“Për mua kalimi i kufirit etik nuk duhet të ndodhë kurrë, është përtej gjinisë, përtej politikës, profesionit dhe të gjithçkaje. Do ketë kritikën timë çdokush që do ta kalonte sado pak këtë kufi,”- tha Linda Rama. 

Kreu i qeverisë në nisje zyrtare të fushatës elektorale i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Për Dumën, të cilën Rama e krahasoi me Etjen Xhafajn dhe tha shprëhjen “Gridare, gridare ooo ooo”, për të cilën u kritikua ashpër në rrjet e media.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama linda rama edi rama linda rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 19:41

TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se debatet me të shoqin nuk janë edhe aq të lehta. E ftuar në “Ilva Now”, ajo komentoi deklaratën e kr...